Shën-Petërburgu destinacioni më i mirë kulturor

“World Travel Awards” e ka zgjedhur Shën-Petërburgn si destinacionin më të mirë kulturor në vitin 2016.

Shën-Petërburgu destinacioni më i mirë kulturor

Shën-Petërburgu u zgjodh si destinacioni më i mirë kulturor në vitin 2016 gjatë marrjes së çmimit të parë nga “World Travel Awards”, theksoi të hënën kryetari i bashkisë së ish-qytetit perandorak ruse.

“Shën-Peterburgu ka marrë çmimin ‘Destinacioni më i mirë kulturor 2016’ nga ‘World Travel Awards’, ceremonia e të cilit do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Maldive”, njoftoi të hënë një komunikatë Bashkia.

“Qyteti i dytë i Rusisë, që ndodhet në veriperëndim, ish-kryeqyteti i carëve, u rendit para Pekinit, Londrës, Parisit, Rio-de-Zhanejros, Romës, Venecias, Nju-Jorkut dhe Sidneit”, theksoi Bashkia.

“Shën-Peterburgu ndodhet në këto momente në majë të popullaritetit në botë”, deklaroi Andrei Mushkarev, në krye të departamentit të turizmit në bashki.

Themeluar në vitin 1703, qyteti do të presë finalen e Kupës së Konfederatave 2017 dhe Kampionatin Botëror të Futbollit një vit më pas.

Destinacioni më me reputacion në mbarë botën për arkitekturën dhe jetën kulturore me muzeun e “Ermitage” dhe teatrin “Marinski”, Shën-Petërburgu ka tërhequr më shumë se 6,5 milionë vizitorë në vitin 2015, sipas shifrave zyrtare.



Lajme të ngjashme