Era Istrefi fituese e European Border Breaker Awards

Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim evropian muzikor për artistët e rinj.

Era Istrefi fituese e European Border Breaker Awards

Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim evropian muzikor për artistët e rinj.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani për money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyrë në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony.

Më herët fitues të EBBA ishin Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin transmetimet, shitjet, performancat live në Evropë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.



Lajme të ngjashme