Emisioni për të huajt në TRT merr çmimin prestigjioz Sedat Simavi

Ndërkaq një çmim tjetër ka marrë edhe Burçe Bahadir me dokumentarin “Shoqëruesi” të publikuar në 17 gusht në kanalin e Radio Televizionit Turk TRT Belgesel.

Emisioni për të huajt në TRT merr çmimin prestigjioz Sedat Simavi

Çmimi Sedat Simavi për Radio Televizionin Turk TRT.

Programi “Turqia shtëpia ime” e Radios Zëri i Turqisë së Radio Televizionit Turk u pa e denjë për çmimin prestigjioz.

Çmimet e Organizatës së Gazetarëve Turq në emër të themeluesit të Organizatës Sedat Simavi, prej 40 vjetësh ndahen në kategori të ndryshme duke filluar nga gazetaria, radio, televizioni, karikatura, letërsia, njohuritë sociale, shkenca, njohuritë mjekësore dhe sporti.  

Këtë vit çmimin e mori produktorja Ëzlem Jallçën (Özlem Yalçın) me programin “Turqia shtëpia ime” të Radios Zëri i Turqisë së Radio Televizionit Turk.

Në programin “Turqia shtëpia ime” zënë vend historitë e të huajve të cilët kanë braktisur vendin ku kanë lindur dhe ku janë rritur për të ardhur në Turqi për të studiuar, për punë ose duke ndjekur zemrën për dashurinë dhe që e kanë bërë Turqinë shtëpinë e tyre.

Ndërkaq një çmim tjetër ka marrë edhe Burçe Bahadir me dokumentarin “Shoqëruesi” të publikuar në 17 gusht në kanalin e Radio Televizionit Turk TRT Belgesel.
 



Lajme të ngjashme