Përfundojnë punimet e restaurimit të Mesxhid-i Aksas

Ka përfunduar restaurimi i brendshëm i Kubet'us Sahra i cili zgjati 8 vite dhe faltores Kible që zgjati 2 vite.

621839
Përfundojnë punimet e restaurimit të Mesxhid-i Aksas

Ka përfunduar restaurimi i brendshëm i Kubet'us Sahra i cili zgjati 8 vite dhe faltores Kible që zgjati 2 vite. Ata ndodhen në brendësi të kompleksit Mesxhid-i Aksa i cili është qendra e feve hyjnore dhe ka qenë si Kibla e parë e myslimanëve. 

Në një deklaratë për AA, drejtori i Fondacioneve Islamike të Jerusalemit, Azzam el-Hatip, është shprehur: "Kemi përfunduar me restaurimin e brendshëm të Kubbet'us Sahra dhe faltores Kible. Shumë shpejt do të nisim restaurimin e tyre të jashtëm."

Duke theksuar se restaurimi i Kubbet'us Sahra zgjati 8 vite dhe i faltores Kıble zgjati 2 vite, Hatip në vijim ka shtuar: "Rreth 1.800 metra katrorë suvatime dhe mozaikë kanë kaluar përmes një restaurimi të plotë." 

Kubbet'us Sahra e cila është e ndërtuar nga Halifja Emevi, Abdulmelik Bin Mervan dhe që quhet ndryshe dhe "kupola e shkëmbit" për shkak se është e vendosur mbi shkëmbin ku besohet se Pejgamberi Muhammedi (as) ka nisur udhëtimin e Miraxhit, është zbukuruar përmes artit ornamental. Janë plotësuar mangësitë tek motivet në mure si dhe është ringjyrosur.

Hatip tha se punonjësit dhe specialistët që kanë punuar aty, më parë kanë marrë trajnimin e duhur në Itali dhe shtoi se restaurimi i cili ka kushtuar miliona dollarë është marrë nga fondi Hashimi i Jordanisë.

Duke theksuar se Mbreti jordanez, Abdullahu i Dytë Bin El Husejn ka treguar kujdes të veçantë për restaurimin e të gjitha qendrave vakëf në Jerusalemin Lindor të pushtuar nga izraelitët, Hatip tha se restaurimet janë kryer pa dëmtuar asnjë gjë nga origjinaliteti.

Hatip ka vënë në dukje gjithashtu se në planet e tyre janë edhe restaurime të rëndësishme të jashtme. "Izraeli pengon sjelljen e materialeve të cilat do të përdoren në restaurim. Madje kërkon të përzihet drejtpërdrejtë në restaurim. Përzërja e Izraelit në mënyrë të drejtpërdrejtë në restaurim është një kërcënim. Nuk do të lejojmë kurrë që dikush të bëhet pjesë e restaurimeve tona", ka thënë Hatip.

Mesxhidi Kible është ndërtuar nga Halifja Hazreti Omeri në vitin 636. Ndërsa në vitin 1969 kjo faltore është sulmuar nga fanatiku hebre nga Australia, Denis Michael Rohan. Si pasojë e këtij sulmi minberi i dhuruar nga Selahaddin Ejjubi dhe që quhej "Mimberi i Selahaddin-it" u dogj krejtësisht.

Universiteti i Shkencave i Balka-s në Jordani me urdhër të Këshillit të Lartë të Mbretërisë jordaneze arriti të bëjë të njëjtin minber imitacion duke iu bazuar fakteve historike dhe në vitin 2007 e vendosën atë në Mesxhidin Kible.

Mesxhid-i Aksa pas Mesxhid-ul Haram në Mekë dhe Mesxhid-i Nebevi në Medine është vendi më i shenjtë për myslimanët.

Policia izraelite herë pas here lejon hyrjen e hebrenjve në kompleksin Mesxhid-i Aksa, si dhe vendos kufizime në moshë për hyrjen e myslimanëve aty. Shumë grupe radikale hebreje besojnë se në këtë kompleks duhet të jetë një faltore hebreje dhe kërkojnë të hapet edhe për lutjet e tyre ky vend.

Në kompleksin Mesxhid-i Aksa krahas Mesxhidit Kible dhe xhamisë Kubbet'us Sahra, ka muze dhe një oborr të madh në të cilin hebrenjtë pretendojnë se ka mbetje të faltores së Sulejmanit. 



Lajme të ngjashme