"Kalandar Sogugu" fitues i Oscarit të Azisë

Filmi në fjalë, që është kandidat i Turqisë për çmimin Oscar, fitoi çmimin e filmit më të mirë në Çmimet e Filmit të Azi-Paqësorit.

"Kalandar Sogugu" fitues i Oscarit të Azisë

Filmi “Të ftohtit e Kalandarit” (Kalandar Sogugu) fiton Oscarin e Azisë.

Filmi në fjalë, që është kandidat i Turqisë për çmimin Oscar, fitoi çmimin e filmit më të mirë në Çmimet e Filmit të Azi-Paqësorit.

Në edicionin e 10-të të Çmimeve të Filmit të Azi-Paqësorit, i cili këtë vit organizohet në Japoni, e që pranohet si Oscari i Azisë dhe ku marrin pjesë përfaqësuesit e 70 vendeve, u zgjodhën fituesit e çmimeve.

Filmi i regjisorit Mustafa Kara, i cili u zgjodh si kandidati turk për çmimin Oscar, shënoi këtë festival dhe fitoi çmimet për filmin më të mirë, çmimin e drejtorit më të mirë të fotografisë dhe çmimin për arritjet e të rinjve në sektorin e kinemasë.

Filmi, i cili si temë ka jetën e Mehmetit, i cili jeton me familje në një fshat të zonës së Detit të Zi, fitoi çmime të shumta në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll, Festivalin Ndërkombëtar në Antalya, Edicionin e 28-të të Filmit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, në Festivalin e Filmit të Botës Aziatike në ShBA, në Festivalin e Filmit në Hamburg dhe në Edicionin e 32-të të Festivalit të Filmit në Hayfa në Izrael.

Ndërkaq premiera botërore e filmit u realizua në Tokio.



Lajme të ngjashme