Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Hongkongu, vendi më i vizituar në botë nga turistët

Hongkongu, i ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Lumit Pearl dhe nga Deti i Kinës Jugore, është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror. Ai është vendi më i vizituar në botë...

Hongkongu, vendi më i vizituar në botë nga turistët

Hongkongu, i ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Lumit Pearl dhe nga Deti i Kinës Jugore, është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror. Ai është vendi më i vizituar në botë.

Me një sipërfaqe toke prej 1.104 km2 dhe me një popullsi prej 7 milionë banorësh, Hongkongu është një nga zonat më të populluara në botë. 95% e popullsisë së Hongkongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

Sipas parimit “një vend, dy sisteme”, Hongkongu ka një sistem ekonomik dhe politik të ndryshëm nga ai i Republikës Popullore të Kinës. Hongkongu është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës financiare, me një ekonomi të fuqishme kapitaliste të shërbimit, e karakterizuar nga taksat e ulta, tregtia e lirë dhe ndërhyrja minimale e qeverisë në ekonomi.

Një burim kryesor i të ardhurave është edhe turizmi.



Lajme të ngjashme