Liqeni i Ohrit, sfidë për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

UNESCO përkrahë rritjen e ndërgjegjësimit mbi vlerat dhe kërcënimet në rajonin e Liqenit të Ohrit.

Liqeni i Ohrit, sfidë për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ekspertët lokalë dhe ndërkombëtarë po punojnë së bashku në kuadër të projektit “Drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Sfida për këta ekspertë që po punojnë së bashku në këtë zonë, është të gjejnë produkte alternative turizmi në brigjet shqiptare të Liqenit si dhe të kombinohen me elementët kulturorë për një turizëm të qëndrueshëm.

Video u publikua së fundi me mbështetjen e UNESCO-s, për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat dhe kërcënimet në rajonin e Liqenit të Ohrit.

Liqeni i Ohrit është një prej liqeneve më të mëdha në gadishullin ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi prej 695 metrash mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë.

Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. 



Lajme të ngjashme