Putin i jep shtetësinë ruse aktorit amerikan Steven Seagal

Presidenti rus, Vladimir Putin, i dha dje shtetësinë ruse aktorit amerikan, që shumë herë në të kaluarën ka mbrojtur politikën e qeverisë ruse, përfshirë këtu edhe aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014, njoftoi Kremlini në internet.

Putin i jep shtetësinë ruse aktorit amerikan Steven Seagal

“Është një nga liderët më të mëdhenj botëror ende gjallë, e konsideroj mikun tim dhe do të dëshiroja të konsideroja si vëllain tim”, kishte thënë disa vite më parë aktori dhe eksperti i arteve marciale duke iu referuar Putinit.

Aktori i shumë filmave me aksion, ku gjyshërit nga ana e babait ishin hebrenj rusë, gushtin e kaluar ishte pritur nga presidenti i përfolur bjellorus, Aleksandr Lukashenko, i famshëm se përdor një dorë të fortë kundër opozitarëve.



Lajme të ngjashme