Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Romani më i shitur “Vajza e trenit” mbërrin në kinema

Pas suksesit botëror, si libri më i shitur i britanikes, Paula Hawkins, në 3 nëntor mbërrin në kinema “Vajza e trenit” (The Girl on the Train) me protagoniste Emily Blunt.

Romani më i shitur “Vajza e trenit” mbërrin në kinema

E shkatërruar nga divorci dhe e paaftë të pranojë tradhtinë e ish-burrit, Rachel fillon të vëzhgojë çiftin perfekt që shikon çdo ditë në tren. Por, një mëngjes asiston në një skenë të pakëndshme dhe përfshihet në një rast misterioz.

Vajza e trenit” është një thriller psikologjik, ku në realitet, dukja, gënjeshtrat dhe e vërteta ndërthuren në një mënyrë shqetësuese, ku asgjë nuk është ashtu si duket. Ka një vrasje, janë tre gra dhe binarë në të cilët ecin jetë paralele dhe të lidhura mes tyre.

Rachel është një grua e vetme dhe pa miq, me një divorc në kurriz, dhe një problem alkolizmi serioz, që çdo mëngjes merr të njëjtin tren nga periferia e Londrës për në qytet.

Udhëtimi drejt punës, gjithmonë i njëjtë, është momenti i preferuar i ditës së saj, në mënyrë të veçantë nga dritarja arrin të shikojë intimitetin shtëpiak të një çifti në dukje perfekt që çdo mëngjes ha verandë. Një mëngjes , në atë verandë shikon diçka që nuk duhet ta shikonte. Nga ai moment për të ndryshon gjithçka. kujtimet, zhgënjimet, gabimet dhe një e kaluar e turbullt që rikthehet, për ta bërë të tashmen edhe më të lehtë .

Libri i britanikes Paula Hawkins është prej muajsh në krye të të gjitha klasifikimeve dhe ka shitur miliona kopje në të gjithë botën.  Një rast letrar, që ka lënë pa frymë edhe lexuesit. Mes tyre edhe Stephen King, që ka thënë se “ka ngelur zgjuar gjithë natën për të lexuar këtë roman të madh”.



Lajme të ngjashme