AA-ja çel në selinë e OKB-së ekspozitën “Istanbul Photo Awards 2016”

Pas Evropës, fotografitë fituese të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Istanbul Photo Awards 2016”, organizuar nga agjencia e lajmeve “Anadolu”, po ekspozohen edhe në selinë kryesore të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork të SHBA-së.

602399
AA-ja çel në selinë e OKB-së ekspozitën “Istanbul Photo Awards 2016”
bm, aa fotoğraf sergisi.jpg
bm, aa fotoğraf sergisi.jpg
bm'de, aa fotoğraf sergisi.jpg
bm, aa fotoğraf sergisi.jpg

Pas Evropës, fotografitë fituese të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Istanbul Photo Awards 2016”, organizuar nga agjencia e lajmeve “Anadolu” (AA), po ekspozohen edhe në selinë kryesore të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork të SHBA-së.

Gjatë fjalës së rastit në çelje të ekspozitës, kryeredaktori i lajmeve vizuale të AA-së, Ahmet Sel, tha se agjencia e lajmeve “Anadolu” është rritur me shpejtësi në vitet e fundit duke hyrë në mesin e aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë të botës së lajmeve.

Ndër të tjera, Ahmet Sel deklaroi se AA-ja i kushton rëndësi kryesisht fotografisë, e cila është media më efektive e komunikimit dhe se këtë e zbatojnë duke mbështetur fotoreporterët, që me fotografitë e tyre paraqesin tragjeditë humanitare në të katër anët e botës, shpeshherë duke vënë jetën e tyre në rrezik.

Kryeredaktori Sel vuri në pah se “Istanbul Photo Awards” është pika e takimit të fotoreporterëve më të talentuar në botë me një juri shumë të çmuar dhe me përvojë. Sipas tij, në Nju-Jork janë prezantuar punimet më të vlerësuara nga një juri ndërkombëtare.

“Vitin e kaluar, në fokusin e fotoreporterëve kanë qenë punimet në lidhje me tragjedinë humanitare në Siri dhe historia e njerëzve, të cilët janë hallakatur rrugëve e deteve duke rrezikuar jetën për të shpëtuar nga vdekja. Përveç këtyre, kemi ekspozuar edhe fotografitë sportive, që kanë fituar çmime”, u shpreh ai.

Pasi theksoi se në “Istanbul Photo Awards” do të shtohen edhe kategoritë portret dhe natyrë-mjedis krahas atyre të lajmeve dhe sportit, Ahmet Sel shtoi se ky organizmin do të zgjerohet edhe më tej.

Sakaq, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirlioglu, në një deklaratë për korrespondentin e AA-së pasi ka shëtitur ekspozitën, përgëzoi AA-në duke theksuar se aktiviteti i saj është jashtëzakonisht i suksesshëm.

Duke tërhequr vëmendjen se konkursi po bëhet gjithnjë e më popullor dhe se është një aktivitet i rëndësishëm prezantues, Sinirlioglu tha se “ky është një aktivitet, që tregon seriozitetin dhe nivelin e lartë të punës së realizuar nga AA-ja”.

“Ndonjëherë një fotografi mund të sigurojë arritjen e rezultateve më të mira nga përpjekjet tona ndër vite, sepse fuqia shprehëse e fotografisë shkon përtej fjalëve”, nënvizoi ambasadori Sinirlioglu duke shtuar se fotografitë në këtë ekspozitë nxjerrin në pah situatën e refugjatëve dhe tragjedinë njerëzore në Halep.

Përfaqësuesi permanent i Turqisë në Kombet e Bashkuara vlerësoi më tej se hapja në OKB e ekspozitës, ku prezantohen fotografitë e refugjatëve nga rajonet e luftës, është një punë e bërë “në vendin dhe kohën e duhur”.

Kurse redaktorja e fotografive ndërkombëtare në revistën “Time”, Alice Gabriner, deklaroi se është prekur veçanërisht nga fotografia e një fëmije sirian, viktimë e luftës civile në vendin e tij.

Esra Kireçci, drejtoreshë e komunikimit institucional të AA-së, nga ana e saj bëri me dije se “Istanbul Photo Awards” realizohet që prej dy vitesh dhe se kanë nisur që tani përgatitjet për aktivitetin, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Kirecçi shtoi se eksponatet e këtij organizimi, një pasqyrë e rajonit që sjell në vëmendje dramën humanitare në Siri, Gazë dhe në shumë vende të tjera të botës, janë fotografi nga rajonet e luftës dhe konflikteve.

Anëtari i bordit drejtues të fondacionit TURKEN, Memis Yetim, tha se në SHBA nuk është treguar interes i mjaftueshëm ndaj dramës njerëzore në Siri dhe potencoi se këto lloj ekspozitash kontribuojnë për rritjen e ndërgjegjësimit në këtë drejtim.

Kurse Murat Berk, president i Shoqatës Kulturore Turko-Amerikane (TACS), përgëzoi AA-në për këtë organizim dhe u shpreh me fjalët: “Është me të vërtetë shumë e rëndësishme që me anë të këtyre organizimeve ndërkombëtare në selinë e OKB-ve të tregohet se çfarë është Siria dhe të qenit refugjat. Siç e ka shprehur edhe Presidenti Erdogan, kjo është mënyra më e mirë për të ulëritur se bota është më me madhe se pesë.”

Redaktori i “American Television News” (ATN) për lajmet e OKB-së, Ahmed M. Fathi, vuri theksin mbi fuqinë e fotografive dhe vlerësoi se ato nuk janë vetëm elementë vizualë, pasi çdonjëra prej tyre flet për vuajtjet dhe dramën e refugjatëve.

Ndërsa gazetari italian, Giampaolo Pioli, president i Shoqatës së Korrespondentëve të OKB (UNCA), theksoi se fotografitë kanë fuqi shumë të madhe në pasqyrimin e dramave të refugjatëve duke dhënë shembullin e fotografisë së trupit të pajetë të fëmijës Aylan në brigjet e Egjeut.

Sipas tij, prezantimi në OKB i fotografive, që shpjegojnë vuajtjet dhe viktimat e luftës, do të shtojnë vetëdijen mbi këtë çështje.

Në këtë ekspozitë, sponsorizuar nga Fondi Promovues i Kryeministrisë, Linjat Ajrore Turke dhe të Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), prezantohen rreth 30 fotografi në lidhje me ngjarjet më të bujshme në opinionin publik ndërkombëtar.



Lajme të ngjashme