Shqipëri – Restaurohet portiku i statujave në Apoloni, financim nga BE-ja

Bashkim i Evropian ka financuar së fundi projektin për restaurimin e portikut në Parkun Kombëtar të Apolonisë, i cili rrezikohej të shembej nga dëmtimet e shumta...

Shqipëri – Restaurohet portiku i statujave në Apoloni, financim nga BE-ja

Bashkim i Evropian ka financuar së fundi projektin për restaurimin e portikut në Parkun Kombëtar të Apolonisë, i cili rrezikohej të shembej nga dëmtimet e shumta.

Në të mbaheshin të ekspozuara 36 objekte dhe 9 statuja antike të qytetit të Apolonisë, ndërsa problematike ishte situata edhe në manastirin “Kisha e Shën Mërisë”, një nga monumentet më të rëndësishme të kultit mesjetar në Shqipëri.

Sipas drejtorit të qytetit antik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, aktualisht ka përfunduar restaurimi i portikut të statujave, çatisë së kishës dhe mureve të trapezarisë, ndërsa po punohet me muret e manastirit “Kisha e Shën Mërisë”.

“Gjithë anomalitë që janë vënë re në vitet e kaluara në Apoloni, po eleminohen njëra pas tjetrës. Është përfunduar portiku i statujave. Po punohet me aneksin që ishte jashtëzakonisht i dëmtuar, ku muret ishin të çara dhe mund të shembej”, deklaroi Marin Haxhimihali.

Përfundimi i by-passit të Fierit, ku njëra degë e kësaj rruge do të lidhet me qytetin antik të Apolonisë, pritet që të ndikojë pozitivisht në shtimin e numrit të turistëve në këtë park.



Lajme të ngjashme