Angli – Çelësi i një dollapi të Titanikut shitet për 85 mijë sterlina

Një çelës prej hekuri, i ndryshkur, që i përkonte një dollapi të Titanikut, u shit të hënën në një ankand në Angli për 85 mijë sterlina...

Angli – Çelësi i një dollapi të Titanikut shitet për 85 mijë sterlina

Një çelës prej hekuri, i ndryshkur, që i përkonte një dollapi të Titanikut, u shit të hënën në një ankand në Angli për 85 mijë sterlina (rreth 95 mijë e 500 euro).

Ky çelës i përkiste Sidney Sedunary, një kamarier 23-vjeçar, që punonte në këtë transatlantik dhe që vdiq bashkë me 1 mijë e 500 personat në mbytjen tragjike të vitit 1912.

Çelësi ishte i lidhur me një pllakë bronxi, ku shkruhej “Dollapi 14, Ura F” (Locker 14 “F” DK) dhe i ishte dërguar bashkëshortes shtatzënë të kamerierit.

Shtëpia e ankandit “Henry Aldridge & Son” në Devizes, në perëndim të Anglisë, priste që ta shiste këtë objekt me vlerën e 50 mijë sterlinave.

Faktikisht, vlera e objekteve të gjetura në Titanik ka arritur në qiell gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2013, një violinë, që ishte përdorur pikërisht kur anija po mbytej, ishte shitur për 1 milion sterlina.



Lajme të ngjashme