Sarajevë - Hapet ekspozitë për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi

Në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës është hapur ekspozita me titull “Tentativa e Dështuar për Grusht Shteti në Turqi: Njerëz për Demokraci”.

Sarajevë - Hapet ekspozitë për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi

Ekspozita përbëhet nga fotografi të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA), video, pamje, punime grafike, vizatime, afishe dhe orare.

Në hapje të ekspozitës morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Sarajevë Xhihad Erginaj, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS) Prof. Dr. Tahsin Erkan Türe, përfaqësues të institucioneve turke në Bosnjë, studentë dhe qytetarë të thjeshtë.

Ambasadori turk në Sarajevë, Erginay në fjalën përshëndetëse tha se 15 Korriku për Turqinë është një ngjarje në cilësinë e një pike kthese.

“Në 15 Korrik ne pamë fytyrën e vërtetë të Organizatës Terroriste Fethullahiste (FETO). Dëshmuam se sa rrezik të madh përbën FETO si për Turqinë, ashtu edhe për të gjithë botën”, shtoi ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët për 1 muaj në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës.

 



Lajme të ngjashme