Të krishterët e Irakut festojnë largimin e DAESH-it

Banorët e Karakushit, një nga vendbanimet më të vjetra të krishtera në botë, festojnë çlirimin e qytetit nga xhihadistët.

592862
Të krishterët e Irakut festojnë largimin e DAESH-it

Me qindra irakianë kristianë festuan duke kërcyer e kënduar çlirimin nga xhihadistët të Karakushit, që është qendra e tyre në Irak.

Të krishterët e Irakut u mblodhën në Kishën e Mar Simonit në Erbil dhe gëzimin e tyre e shfaqën duke mbajtur qirinj të ndezur nëpër duar. Karakushi ishte marrë nga DAESH-i në gusht të 2014-s.

Ky vendbanim gjendet 15 në juglindje të Mosullit. Popullsia e Karakushit ishte pakësuar shumë për shkak të shpërnguljes pas rënies së qytezës në duart e organizatës terroriste DAESH. Sot në Karakush jetojnë 50 mijë vetë dhe duke qenë se shumica e tyre janë të besimit të krishterë, Karakushi është edhe qyteti më i madh i krishterë i Irakut.

Të krishterët që i kanë braktisur shtëpitë e tyre nga frika e xhihadistëve dhe janë vendosur përkohësisht në Erbil dëshirojnë të kthehen sa më shpejtë në vendlindjen e tyre. Banorët e Karakushit janë një nga komunitetet më të vjetra të krishtera në botë dhe sipas parashikimeve numri i tyre është rreth 300 mijë.



Lajme të ngjashme