Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Londër – Çmim stratosferik për portretin e Sulltan Bajazitit

Një portret i Sulltan Bajazitit I, i realizuar në vitin 1580, do të dalë në shitje në Londër me një çmim fillestar prej 150 mijë sterlinash...

Londër – Çmim stratosferik për portretin e Sulltan Bajazitit

Një portret i Sulltan Bajazitit I, i realizuar në vitin 1580, do të dalë në shitje në Londër.

Shitja do të kryhet më 19 tetor nga Shtëpia e Ankandeve “Sotheby's” dhe çmimi fillestar do të jetë 150 mijë sterlina.

Në këtë ankand të titulluar “Bota e Arteve Islamike”, artdashësit do të gjejnë rastin të zgjedhin vepra të rralla e të spikatura, që tregojnë historinë e marrëdhënieve dhe ndërveprimit artistik mbi 1000-vjeçar në botën islame.

Krahas portretit të Sulltan Bajazitit I, i cilësuar nga perëndimorët si Bajaziti i Rrufeshëm, në ankand do të dalin gjithashtu një pllakë qeramike e Iznikut me ngjyrë të bardhë e blu, që është prodhuar nga një artist turk i viteve 1520 dhe që pasqyron një shembull unik të artit të hershëm osman të qeramikës, si dhe një kopje e praruar e Kuranit, që është realizuar në vitin 1676 nga kaligrafi i shquar otoman, Suleyman el-Uskudari; ndërkohë që çmimet fillestare të tyre do të jenë respektivisht 180 mijë dhe 120 mijë sterlina.



Lajme të ngjashme