VIDEO-TRT fituese e Çmimit të Medias

Institucioni i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, si transmetuesi kryesor i vendit, u pa i denjë për çmime në 5 kategori.

VIDEO-TRT fituese e Çmimit të Medias
VIDEO-TRT fituese e Çmimit të Medias
VIDEO-TRT fituese e Çmimit të Medias

Shoqata e Transmetuesve të Anadollit publikoi fituesit e çmimeve të medias.

Institucioni i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, si transmetuesi kryesor i Turqisë, u pa i denjë për çmime në 5 kategori.

Shoqata e Transmetuesve të Anadollit publikoi fituesit e Çmimeve të Medias.

Institucioni i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, si transmetuesi kryesor i vendit, u pa i denjë për çmime në 5 kategori.

Më 15 korrik të gjithë sytë e Turqisë ishin të kthyer nga TRT-ja.

Televizioni popullor ishte bastisur nga ana e puçistëve, punonjësit u morën peng dhe duke i kërcënuar me armë u detyruan të lexojnë komunikatën e puçistëve.

Populli duke i rezistuar puçistëve arriti të marr nën kontroll TRT-në.

TRT-ja, e cila u bë simbol i rezistencës ndaj tentativës për grusht shtet më 15 korrik, mori çmimin e televizionit të vitit.

Ndërkaq zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TRT-së, Eren Ibrahim, i cili me anë të projekteve cilësore i prinë ndryshimeve të ekraneve të TRT-së, për herë të dytë u zgjodh si “Drejtuesi i vitit i televizionit”. Ndërsa telenovela “Dashuria në krahët e zogut” (Sevda Kusun Kanadinda) mori çmimin e “telenovelës së vitit”.

Kjo telenovelë trajton historinë e një brezi. Vitet e 70-ta për herë të parë trajtohen nga pikëpamja kombëtare. Tema e saj është rezistenca ndaj grusht shteteve. Ndërkaq edhe telenovela “Zgjimi Ertugrul” (Dirilis Ertugrul), që transmetohet në ekranet e kanalit TRT1 dhe e cila thyen rekorde në shikueshmëri, u pa e denjë për çmim.

Aktorja Esra Bilgiç në rolin e Halime Hatunes, e cila paraqet një shembull për gjeneratat e reja, u zgjodh për “aktore të vitit”. Ndërkaq edhe programi dokumentar “Ajo që quhet jetë” (Omur dedigin) produksion i kanalit TRT Haber që transmetohet prej vitit 2009 e këtej  u zgjodh si programi i vitit.

Fituesit çmimet do ti marrin në muajin dhjetor të këtij viti.



Lajme të ngjashme