Edicioni i 53-të i Festivalit Portokalli i Artë do të startojë më 16 tetor

Në kategorinë e filmave ndërkombëtarë para jurisë do të shfaqen filmat më të mirë të kinematografisë botërore.

Edicioni i 53-të i Festivalit Portokalli i Artë do të startojë më 16 tetor

Edicioni i 53-të i Festivalit të Filmit në Antalya do të hapë dyert më 16 tetor.

Në kategorinë e filmave ndërkombëtar para jurisë do të shfaqen filmat më të mirë të kinematografisë botërore.

Kandidatët për çmimin “Portokalli i Artë” këtë vit si temë ka gjendjen humanitare të njerëzve nga trevat e ndryshme.

Për çmimin Portokalli i Artë këtë vit në festival do të garojnë 10 filma ndërkombëtar.

Regjisori Udi Aloni në filmin e tij “Udhëkryqi 48” trajton tragjedinë e një familjeje në Izrael.

Spanjollja Marina Seresesky në filmin e saj “Porta e Hapur” trajton përpjekjet për mbijetesë të një vajze të re të quajtur Rosa.

Ostatinia Rodzina me filmin e saj “Babai dhe i Biri” si temë ka marr jetën e një piktori polak.

Filmi “Shtëpia e tjetrit” e regjisorit gjeorgjian Russudan Glurjidze trajton jetën e jashtëzakonshme të një familjeje gjatë luftës mes Gjeorgjisë dhe Abhazisë.

Ndërkaq filmi “Orë e dorës” e regjisorëve Kristina Grozeva dhe Petar Valçanov në perde të kinemasë sjellë përpjekjen për mbijetesë të një punëtori të hekurudhave në Bullgari.

“Rrëfimet” një film i regjisorit Roberto Ando tregon jetën e një murgu italian i cili merr pjesë në një mbledhje të udhëheqësve të ekonomive të mëdha të botës.

“Mbreti i Humbur” filmi i regjisorëve Peter Brosens dhe Jessica Woodworth trajton jetën e një ish-mbreti të humbur në Ballkan dhe që zgjohet në jetën reale.

Filmi “Hezitim” i regjisorit turk Yesim Ustaoglu tregon jetën e dy grave në një qytezë bregdetare të cilat ngjajnë me njëra-tjetrën.

Regjisorja Gozde Kural dhe filmi i saj “Pluhuri” ngjarja e së cilës zhvillohet në Stamboll dhe Afganistan trajton jetën e 3 vëllezërve afgan.

Në këtë festival do të ndahen çmimet për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë, muzikën më të mirë, aktoren më të mirë, aktorin më të mirë dhe çmimet e jurisë.

Çmimet do të përcaktohen nga juria e kryesuar nga regjisori anglez Hugh Hudson.  



Lajme të ngjashme