Interesi i të huajve për traditën, kulturën dhe historinë shkodrane

Nga viti në vit rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Interesi i të huajve për traditën, kulturën dhe historinë shkodrane

Edhe qyteti verior i vendit, Shkodra shënon rekord të ri vizitorësh.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, bën të ditur se numri i vizitorëve në Kalanë e Shkodrës deri në fund të muajit gusht shënon 27.403 kundrejt vetëm 6.394 që ishte në 2013 për të njëjtën periudhe.

Në këtë rast shifrat flasin më shume se fjalët. Turistët e huaj kanë shprehur interes për traditën, kulturën, historinë, arkeologjinë, arkitekturën dhe etnografinë, këtë pasuri të madhe të trashëguar në breza me dashuri dhe respekt.

DRKK Shkodër mundohet që gjithë këto asete te vyera që ka rajoni verior, ti promovojë,  konservojë, mirëmbajë në shërbim të një turizmi të qëndrueshëm dhe rritjes në komunitet të sensibilizimit dhe dashurisë për të shkuarën, historinë dhe traditën.

Shqipëria vijon të përshkruhet nga mediat e huaja si një vend me bukuri mahnitëse.



Lajme të ngjashme