Punimet e restaurimit të Murit Kinez shkaktojnë reagime

Punimet e mirëmbajtjes së kësaj vepre të lashtë janë bërë me një strukturë të zakonshme.

575929
Punimet e restaurimit të Murit Kinez shkaktojnë reagime

Punimet mirëmbajtëse për Murin Kinez, i cili njihet si muri më i gjatë në botë dhe për të cilin pretendohet se ndërhyrjet e kryera e kanë kthyer këtë strukturë të lashtë në një strukturë të zakonshme betonarmeje, kanë shkaktuar reagime të shumta.

Sipas lajmit të BBC-së, mësohet se pjesa prej 8 km e murit e cila ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është restauruar nga qeveria kineze me produkte të pretenduara si rërë dhe çimento.

Ding Hui nga Zyra e Veprave Antike të Rajonit Liaoning në lidhje me restaurimin ka thënë se “Këto punime me të vërtetë janë kryer në mënyrë të shëmtuar”.

Në lidhje me punimet e restaurimit të kryera në vitin 2014 Ding tha se janë kryer punimet e mbushjes së vendeve të thyera të veprës 635 vjeçare dhe se në pjesën sipërfaqësore i është shtuar një shtresë mbrojtëse.

Fotografitë e restaurimit të postuara në rrjetet sociale shkaktuan reagimin e një numri të madh të njerëzve.  

Muri Kinez, i cili është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore në vitin 1989 nga ana e UNESCO-s, me një gjatësi prej 20 mijë kilometrash njihet si vepra më e madhe historike në botë.



Lajme të ngjashme