Aktori i njohur turk Tarëk Akan ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare

Aktori legjendar që ka spikatur në një epokë të kinematografisë turke Tarëk Akan, u nda nga jeta në Stamboll.

Aktori i njohur turk Tarëk Akan ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare

Aktori 66 vjeçar kurohej nga kanceri i mushkërive.

Aktori që u bë i njohur me filmim “Klasa Hababam” me regji të Ertem Eğilmez frymëzuar nga vepra e Rıfat Ilgaz në vitin 1974, arriti kulmin e karrierës një vit më pas me glimin romantik-komedi “Ah Nerede” duke u bërë një nga aktorët më të kërkuar të epokës ‘Yeşilçam’ të kinematografisë turke.

Aktori mjeshtër që mori pjesë në 111 filma dhe 4 seriale, me filmin “Pansion” u vlerësua me Çmimin e Ariut të Argjendë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 1985. Ai u vlerësua si aktori më i mirë në Festivalin e Cannes në vitin 1982 me rolin në filmin “Yol”. Ndërmjet viteve 1973-2002 ai u vlerësua me 12 çmime të ndryshme.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) i shprehu familjes dhe botës së artit ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Tarëk Akan.

“Mësuam me dhimbje vdekjen e Tarëk Akanit, një nga emrave të rëndësishme të kinematografisë turke. Kërkoj rahmet nga Allahu dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të gjithë dashamirësve” tha Kryeministri Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme