“Charlie Hebdo” sërish skandaloze, tallet me viktimat e tërmetit në Itali

Revista franceze “Charlie Hebdo”, e cila nuk arrin dot të bëjë dallimin ndërmjet satirës dhe fyerjes, ka shkaktuar një tjetër skandal...

Charlie Hebdo.jpg
charlie hebdo.jpg

Revista franceze “Charlie Hebdo”, e cila nuk arrin dot të bëjë dallimin ndërmjet satirës dhe fyerjes, ka shkaktuar një tjetër skandal.

Ajo ka publikuar një karikaturë në lidhje me tërmetin e fuqishëm, që goditi Italinë Qendrore javën e kaluar, duke shkaktuar të paktën 294 të vdekur.

Publikimi i karikaturës me titull “Tërmet Allaitalian”, në numrin e fundit të revistës satirike “Charlie Hebdo”, ka ngjallur një indinjatë të fortë në mediat italiane e në rrjetet sociale.

Në këtë karikaturë shfaqen një burrë e një grua të mbuluar me gjak nën emërtimet e pjatave tradicionale të kuzhinës italiane, siç janë makaronat me salcë domateje apo makaronat e fërguara. Kurse figura e tretë, që paraqitet në karikaturën skandaloze të revistës franceze, është një grumbull viktimash njerëzore të varrosur nën pjatat e lazanjës.

Reagime të ashpra dhe indinjatë e fortë nga çka është publikuar në “Charlie Hebdo” kanë shpërthyer menjëherë në rrjetet sociale, nga italianë dhe jo vetëm, nën komentet e një humori pa kripë, çnjerëzor, të pështirë dhe të keq.

Më parë, revista raciste “Charlie Hebdo” ka publikuar edhe karikatura tallëse në lidhje me Profetin Muhamed duke shkaktuar reagim dhe indinjatë të madhe te besimtarët myslimanë.



Lajme të ngjashme