Japonia mirëpret ekspozitën e Nasuh Matrakçiut

Ekspozita kushtuar poetit, historianit dhe matematikanit me origjinë nga Visoko e Bosnjë e Hercegovinës, i cili ishte shkolluar në oborrin osman, Nasuh Matrakçi, do të hapet në fillim të shtatorit në Japoni.

561762
Japonia mirëpret ekspozitën e Nasuh Matrakçiut

Ekspozita kushtuar poetit, historianit dhe matematikanit me origjinë nga Visoko e Bosnjë e Hercegovinës, i cili ishte shkolluar në oborrin osman, Nasuh Matrakçi, do të hapet në fillim të shtatorit në Japoni.

Ekspozita "Nasuh Matrakçi: Gjeniu i shekullit të 16-të" më 1 shtator do të hapet në galerinë Owada të qendrës kulturore Shibuja në Tokio dhe do të zgjasë deri më 8 shtator.

Projekti është nën përkujdesjen e Presidencës së Turqisë, të organizuar nga Shoqata e Stambollit të dialogut ndërkulturor artistik (IKASD). Ndërsa sponsor global medial do të jetë agjencia e lajmeve Anadolli (AA).

Më shumë informacione në lidhje me Nasuh Matrakçi përmes ekspozitave më parë kanë mundur të mësojnë audiencat në Sarajevë, Beograd, Antali, Stamboll dhe Vjenë, ndërsa pas Tokios vijon Parisi, Washingtoni, Roma, Budapesti dhe Ankaraja.

Artdashësit në ekspozitë, përmes degëve të ndryshme të artit do të kenë mundësinë që të mësojnë më shumë për talentet e Nasuh Matrakçit.

Vizitorët e ekspozitës, përmes aspekteve të ndryshme, nga afër mund të mësojnë diçka më shumë rreth shekullit të 16-të i cili njihet si periudha e artë e Perandorisë Osmane, për sa i përket jo vetëm historisë së ekspeditave ushtarake, por edhe politikës dhe artit.

Vetëm pak ditë pas hapjes, më 5 shtator, do të organizohet edhe konferenca "Nasuh Matrakçi dhe hartat e tij", të cilën do të mbajë arkitekti Sinan Genim. Përveç kësaj, pjesëmarrësit do të mund të argëtohen me meloditë e muzikës nga shekulli i 16-të.

Përgjegjësja e ekspozitës Beste Gürsu tha se në mes të kulturës turke dhe japoneze në fakt ka shumë pika të përbashkëta të cilat nuk janë të njohura.

"Të prezantohet Nasuh Matrakçi përmes qeramikës, satirës dhe lidhjeve është njëkohësisht nder dhe përgjegjësi", tha Gürsu e cila shtoi se japonezët kanë qenë gjithmonë të kënaqur nga porcelani dhe miniaturat.

Matrakçi ka lindur në shekullin 16, në Visoko të Bosnjës, ndërsa u shkollua dhe punoi në oborret e disa sulltanëve osmanë në periudhën e artë të kësaj perandorie.

Konsiderohet si një nga kronikët më të famshëm të kësaj periudhe, ndërsa pas vetes la vepra shumë të rëndësishme në fushën e matematikës, strategjisë ushtarake, letërsisë, hartografisë, artit dhe kaligrafisë.

Matrakçi ishte mjeshtër i kaligrafisë, miniaturës dhe historisë, por gjithashtu merrej edhe me sport.

Ai u shkollua edhe në Egjipt, ku në vitin 1520 ndoqi studimet e avancuar në lëmin e shkencave ushtarake. Ku me dekret të vitit 1529 Sulltan Sulejmani i Madhërishëm e emëron si Vezir kryesor në fushën e artit të luftës dhe mënyrave të përdorimit të shtizave.

UNESCO vitin 2014 e ka shpallur si viti i Nasuh Matrakçit.

Nasuh Karagjoz bin Abdullah el-Bosnavi ndërroi jetë më 28 prill të vitit 1564 në Stamboll.



Lajme të ngjashme