Turqi - Qyteti antik Syedra tani mirëpret vizitorët

Qyteti antik Syedra, i vendosur në destinacionin turistik turk Alanya, është i hapur për vizitat nga turistët.

557838
Turqi - Qyteti antik Syedra tani mirëpret vizitorët

Qyteti antik Syedra, i vendosur në destinacionin turistik turk Alanya, është i hapur për vizitat nga turistët.

Me qëllim të promovimit të këtij margaritari të historisë, turistët e huaj dhe vendas do të kenë mundësi falas ta vizitojnë Syedra-n. “Synojmë që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojmë të mundësojmë vizitat në qytet pa pagesë”, tha prefekti i Alanya-s, Hasan Tanrisever. Ai ka shtuar se kjo është një mundësi e mirë për promovimin e këtij qyteti antik.

Tanrisever theksoi se qëllimi është tërheqja e sa më shumë turistëve të huaj dhe vendor. Kryehulumtuesi i Syedra-s, Birol Can, tha se jeta në Syedra është zhvilluar prej shekullit të shtatë para erës së re deri në shekullin e 13-të.

Në qytetin antik gjenden rrugë të shtruara, banjo, tempull, bazilikë, teatër, etj. Hulumtimet e mëhershme treguan se pjesa nën banjo është e zbukuruar me mozaik.

“Bukuritë e Syedra-s kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Vizitorët do të mund tani të kënaqen me to”, tha Can, duke shtuar se së shpejti do të fillojnë gërmimet në këtë qytetet antik.

Drejtoresha e Muzeut të Alanya-s, Seher Turkmen, tha se pjatat e kuqe nga epoka e helenizmit të gjetura në hulumtimet sipërfaqësore në Syedra, qeramika, objektet e metalit, enët dhe objektet e ndryshme do të ekspozohen në Muzeun Alanya.



Lajme të ngjashme