Amber Heard parat e divorcit i dedikon për bamirësi

Aktorja i ka paraqitur faktet se gjatë martesës me Depp në disa raste ka qenë viktimë e dhunës.

Amber Heard parat e divorcit i dedikon për bamirësi

Aktorja amerikane Amber Heard dhe ish-gruaja e aktorit të Hollywood-it Johnny Depp ka thënë se kompensimin e plotë të shkurorëzimit, që është shtatë milionë dollarë, do ti destinojë për bamirësi.

Heard deklaroi se vlerën totale prej 7 milionë dollarësh të dëmshpërblimit nga shkurorëzimi do ti destinojë për ndihma të fëmijëve dhe grave viktima të dhunës, apo Sindikatës amerikane për të Drejtat e Njeriut (ACLU) dhe Spitalit të Fëmijëve në Los Anxhelos.

Aktorja i ka paraqitur faktet se gjatë martesës me Depp në disa raste ka qenë viktimë e dhunës, të cilat u mohuan nga avokati i aktorit amerikan. Ai tha se pretendimet e aktores nuk janë të sakta dhe se me këtë përpiqet të rrisë vlerën e kompensimit për divorc.

Heard ka thënë se paratë nuk janë aspak të rëndësishme për të.

Seanca e divorcit mes Heard dhe Depp ka zgjatur shumë gjatë dhe pëfundoi pas dakordimit që Depp të paguajnë dëmshpërblimin prej shtatë milionë dollarësh.

Heard (30) në seancën e parë erdhi me shenja të dhunës në fytyrë. Ajo tha se ishte viktimë e dhunës fizike dhe se gjatë grindjes me Depp ishte goditur me telefon.


Fjalët Kyçe: aktorja , Amber Heard , Johnny Depp , divorc , para

Lajme të ngjashme