Telenovela turke “Dashuria e verbër” në finalet e Seulit

Telenovela “Dashuria e Verbër” është kualifikuar në finale në dy kategori të Çmimeve të Dramës së Seulit, një aktivitet që ndiqet me shumë interes nga industria ndërkombëtare e telenovelave.

550758
Telenovela turke “Dashuria e verbër” në finalet e Seulit

Telenovela “Dashuria e Verbër” (Kara Sevda), me aktorë kryesorë Burak Ëzçivit (Burak Özçivit) dhe Neslihan Atagyl (Neslihan Atagül) është kualifikuar për në finale në dy kategori në Çmimet e Dramës së Seulit, një aktivitet që ndiqet me shumë interes nga industria ndërkombëtare e telenovelave.

 “Dashuria e Verbër është nominuar në kategorinë e “Telenovelës më të mirë”, kurse aktorja turke Neslihan Atagyl është kualifikuar në finale bashkë me emra me famë botërore në kategorinë e “Aktores më të mirë”.

Në këtë festival marrin pjesë 265 prodhime nga 51 vende të ndryshme të botës. Fituesit do të publikohen me ceremoninë që do të zhvillohet më 8 shtator në Seul.



Lajme të ngjashme