Regjisori i “Killing Ed”: Nuk u habita aspak për puçin e FETO-s në Turqi

Regjisori Mark Hall, i cili ka 5 vite që merret me hulumtimin e shkollave të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), tha se nuk është habitur aspak nga tentativa e kësaj organizate për grusht shteti në Turqi.

Regjisori i “Killing Ed”: Nuk u habita aspak për puçin e FETO-s në Turqi

 

Regjisori Hall është autori i dokumentarit “Killing Ed”, i cili bëri bujë në botën e arsimit në lidhje me shkollat e FETO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në deklaratat për korrespondentin e agjencisë AA, ai tha se tentativa e dhunshme për grusht shteti që ndërmorën në Turqi Fethullah Guleni dhe përkrahësit e tij përbën një situatë mjaft shqetësuese.

“Pas një studimi për rreth 5 vite që i bëra lëvizjes guleniste për filmin tim “Killing Ed” nuk u habita aspak nga tentativa e tyre për të rrëzuar qeverinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo pati një ndikim sfilitës dhe zvetënues, korruptues”,- cilësoi ai.

“FETO ka futur nën ndikimin e vet një numër të madh politikanësh, gazetarësh dhe akademikësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që më ra në sy mua ishte se çdo vit ithtarëve të Fetullah Gylenit u jepenn 500 milionë dollarë për të menaxhuar 150 shkolla në ShBA”,- u shpreh regjisori Hall.

“Tani po bëj këtë pyetje. A janë përdorur taksat tona në tentativën për puçin e dhunshëm ushtarak të realizuar nga Gyleni në Turqi?, ishte apeli i Hall drejtuar autoriteteve amerikane.

Hall u shpreh optimist për ekstradimin e kreut të organizatës FETO, Fetullah Gulen në Turqi.



Lajme të ngjashme