Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sektori i turizmit gjallërohet sërish pas tentativës së grusht shteti

Në Kushadasë (Kuşadası) dhe Didim që janë dy destinacionet më të rëndësishme të zonës së Egjeut agjencitë e turizmit ndërmorën një iniciativë për të zbutur ndikimin negativ të tentativës së grusht shteti të ndërmarr nga organizata terroriste FETO.

Erxhyment Allkaner (Ercüment Alkaner), kryetari i Shoqatës së Turizmit në Didim, tha se në Didim nuk ka patur anulime të prenotimeve të hoteleve.

Allkaner tha se pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik të gjithë punonjësit në hotele morën përsipër një përgjegjësi të rëndësishme dhe me mirësjellje bënë që mysafirët të mos ndikohen negativisht nga kjo.

Duke e bërë të ditur se qarkullimi i turistëve vendor vazhdon në mënyrë normale, Allkaner tha: “Numri i mysafirëve të huaj është më i ulët. Mysafirët aktual janë në pritje. Ne kontaktuam me agjencitë e tyre turistike. Fluturimet e avionëve do të vazhdojnë në mënyrë të planifikuar. Nuk bëhet fjalë për anulime. Aktualisht janë duke u bërë prenotimet e mysafirëve nga vendet e afërta. Rreziku nga ulja gati në zero të turizmit nga tentativa e grusht shteti ka qenë i madh, por kjo tentativë u parandalua dhe sektori i turizmit qoftë edhe ngadalë ka filluar të gjallërohet sërish”.

Në zonën Alltënkum (Altınkum) të nënprefekturës Didim nuk u vërejt ndonjë ndryshim i dukshëm në turizëm pas tentativës.

Fjalët Kyçe: turizm , Kusadasi , Didim , Altinkum , zona e Egjeut

Lajme të ngjashme