OKB përkrahë turizmin e Turqisë

Organizata e Turizmit e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje turistëve për të shkuar në Turqi.

OKB përkrahë turizmin e Turqisë

Organizata e Turizmit e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje turistëve për të shkuar në Turqi.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Nabi Avxhë (Nabi Avcı) zhvilloi një takim në Madrid të Spanjës me Sekretaren shtetërore të Spanjës, Isabel Borrego dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Agjencisë Botërore të Turizmit, Taleb Rifai.

Ministri Avxhë dhe Sekretari Rifai nënshkruan një memorandum mirëkuptimi të hartuar për përkrahjen e turizmit turk.

Duke e bërë të ditur se Turqia ndodhet në zemër të turizmit botëror, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai tha se “Turqia ashtu si çdo herë është e gatshme të mirëpret në mënyrë më të ngrohtë turistët dhe vizitorët nga mbar bota”.

Rifai preku edhe në tentativën për grusht shtet që u jetua më 15 korrik duke thënë se ajo që u takon atyre është të japin përkrahjen turizmit në Turqi.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nabi Avxhë tha se memorandumi i mirëkuptimit përmban masat dhe propozimet e nevojshme për avancimin e bashkëpunimit aktual në sektorin e turizmit.

Organizata Botërore e Turizmit, njëra prej vendeve themeluese e së cilës është edhe Turqia, numëron 154 anëtarë.



Lajme të ngjashme