Holandë - Ekspozohet pistoleta e vetëvrasjes së Van Gogh

Pistoleta, të cilën piktori i njohur holandez i impresionizmit, Vincent van Gogh, e përdori për vetëvrasje në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise (Francë), është ekspozuar për herë të parë për publikun, njoftoi të martën Muzeu i Amsterdamit.

Pse piktori holandez preu një vesh? Cila ishte natyra e sëmundjes së tij? Pse u vetëvra në moshën 37-vjeçare?

Pyetjeve të tilla do t’u përgjigjet kjo ekspozitë e titulluar “Në prag të çmendurisë”.

“Kjo pistoletë ruletë, e një koleksioni privat, mund të jetë arma me të cilën Vincent van Gogh u dha fund ditëve të tij”, siguron muzeumi i sipërcituar me anë të një komunikate.

zVincent van Gogh u vetëvra në korrik 1890.

Arma u gjet vetëm rreth vitit 1960 nga një fermer. Ajo është e kalibrit 7 milimetra, e tipit “Lefaucheux a broche”.

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 15 korrik deri më 25 shtator.

Vincent van Gogh është konsideruar një nga piktorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Lajme të ngjashme