Mbledhja e rëndësishme e UNESCO-s do të zhvillohet në Stamboll

Mbledhja e 40-të e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) do të zhvillohet gjatë datave 10-20 korrik në Stamboll.

Mbledhja e rëndësishme e UNESCO-s do të zhvillohet në Stamboll

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme, Stambolli do të jetë mirëpritësi ideal i një nga evenimenteve më të rëndësishme UNESCO-s, që Turqia është një nga 20 vendet themeluese.

Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të rendit të ngjeshur të komitetit do të inspektohen raportet e 156 gjendjeve të mbrojtjes të listës me 1031 fusha në mbarë botën dhe në të njëjtën kohë do të shqyrtohen gjendjet aktuale të atyre fushave nën rrezik në Listën e Trashëgimisë botërore.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se do të rishqyrtohet lista e të përkohshmeve ku do të regjistrohen 10 fusha të reja të Turqisë.  

Ndër dosjet ku janë ofruar 29 kandidate të tjera në mbarë botën për të hyrë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s zë vend edhe Ambienti Arkeologjik Ani i Turqisë.

Në mbledhje pritet të vijnë 2 mijë pjesëmarrës.



Lajme të ngjashme