Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Veliaj: Dhuratë e çmuar për besimtarët myslimanë

Një ditë para festës së Fitër Bajramit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan ecurinë e punimeve.

Veliaj: Dhuratë e çmuar për besimtarët myslimanë

Ai e ka cilësuar Xhaminë e re në Tiranë, jo vetëm një dhuratë të çmuar për besimtarët myslimanë, por edhe një vlerë të shtuar për qytetin, si një pikë referimi dhe hapësirë kulturore.

“Shumë shpejt besimtarët myslimanë në Tiranë do të kenë një shtëpi dinjitoze, që i ofron qytetit shumë më shumë shërbime se shërbimet që kemi pasur deri tani, si ato në salla konferencash, bibliotekë me shumë libra dhe në hapësira parkingu. Një qytet i mirë është si një shtëpi e madhe, ka dhoma për të gjithë, ndaj më vjen mirë që në këtë prag Bajrami shohim progresin e bërë”, tha Veliaj.

Veliaj vuri ne dukje se synimi i Bashkisë së Tiranës është që institucionet kryesore të kultit në Tiranë të përqendrohen brenda një zone të caktuar, e cila nesër do të kthehet në pedonale, duke krijuar mundësi për t’u vizituar edhe nga turistët.

Kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, falënderoi organet e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore për mbështetjen e dhënë në ndërtimin e xhamisë, si dhe theksoi se punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.

Punimet në Xhaminë e Re kanë ecur me një ritëm të lartë dhe në vetëm pak muaj është mbaruar struktura (karabinaja) e dy kateve parkim nëntokësor dhe katit të qendrës kulturore.

Momentalisht punimet kanë hyrë në fazën më të vështirë të xhamisë, ku elementëve strukturorë të zakonshëm tanimë i janë shtuar edhe qemerët (harqet) dhe kupolat e kubesë të përmasave të ndryshme. Brenda dy muajsh parashikohet të mbarojë struktura deri në kubenë e madhe.



Lajme të ngjashme