VIP-at shqiptarë që do të agjërojnë këtë vit

Shumë këngëtarë të njohur shqiptarë do ti nënshtrohen edhe këtë vit rregullave të besimit islam dhe do të agjërojnë 31 ditët e Ramazanit.

dua

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni i nënshtrohen rregullave të Islamit.

Mes tyre, ka dhe shumë personazhe publikë, siç janë këngëtarët të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe as nga agjërimi.

Magazina.al sjell disa nga emrat e këngëtarëve që do të agjërojnë gjatë këtij muaji e që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho,Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon e Shpat Kasapi.

Të devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë se, megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit Islam përcjell Magazina.al.

Në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë janë aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi. Arta Bajrami ka treguar për Magazina.al, se këtë vit për shkak të shtatzënisë nuk do të agjëron. “Me gjithë dëshirë do ta agjëroja por unë jam shtatzëne andaj të gjithë agjëruesve ju uroj të kenë lehtësim”, ka thënë Arta.

Po ashtu këngëtarja Teuta Kurti, e cila njihet për përkushtim të madh ndaj fesë islame, ka thënë se nuk do të agjëroje, pasi ajo pritet shpejt të bëhet nënë e dy binjakëve.



Lajme të ngjashme