Turqia, 6 çmime në festivalin e popit në Bullgari

Kantautori turk, Nebi Birgi, është kthyer me 6 çmime nga Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Pop - Discovery, që u mbajt në datat 19-23 maj në Varna të Bullgarisë.

498815
Turqia, 6 çmime në festivalin e popit në Bullgari
Discovery festivali
Nebi Birgi

Kantautori turk, Nebi Birgi, është kthyer me 6 çmime nga Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Pop - Discovery (International Pop Music Festival - Discovery), që u mbajt në datat 19-23 maj në Varna të Bullgarisë.

Në edicionin 25. të këtij festivali, që u realizua me pjesëmarrjen e 13 vendeve, Birgi përfaqësoi Turqinë me këngën e titulluar “Lonely Nights, Lonely Dreams”.

Këngëtari turk u vlerësua me çmimet “Zëri më i Mirë”, “Balada më e Mirë”, “Teksti më i Mirë”, “Interpretimi Artistik më i Mirë”, “Talenti Ndërkombëtar më i Mirë” dhe “Çmimi Special i Jurisë për Këngën më të Mirë”.



Lajme të ngjashme