Ekspozita e Nasuh Matrakçiut në Austri

Ekspozita “Gjeniu i Shekullit të 16-të, Nasuh Matrakçi” ku AA është partneri global i komunikimit, u hap në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

498121
Ekspozita e Nasuh Matrakçiut në Austri

Nasuh Matrakçiu ishte një shkencëtar i mirëfilltë. Edhe pse njihet gjerësisht si mjeshtër i lojës së quajtur “Matrak", një lloj sporti i shumë i ngjashëm me skermën, gjenia e tij buronte nga aftësi të tjera dhe shpirti i tij artistik.

Në ekspozitë janë të paraqitura punimet në miniaturë të Matrakçiut ku përshkruhen fushatat ushtarake të Sulltan Sulejmanit të ndërmarra në lindje.

Matrakçiu, emri i vërtet i të cilit ishte Nasuh Bin Karagoz Bin Abdullah el Bosnavi, nofkën e matrakçiut e mori me shpikjen e lojës me të njëjtën emër.

Nasuh Matrakçiu lindi në fillim të shekullit të 15-të dhe gjatë periudhës që jetoi ai la vepra të shumta nga fusha e historisë, matematikës dhe kaligrafisë.

Mirëpo njëra prej veçorive, e cila bëri që Matrakçiu të kujtohet deri në ditët e sotme janë veprat e tij në artin e miniaturës.

Viti 2014 nga ana e UNESCO-s ishte shpallur si viti i Nasuh Matrakçiut, ndërsa gjatë këtij viti u organizuan një numër i madh i konferencave, paneleve dhe ekspozitave me qëllim të prezantimit të artistit.



Lajme të ngjashme