Shqipëri - Ministria e Kulturës mbështetje për përkthimet letrare në gjuhë të huaj

Ministria e Kulturës së Shqipërisë hap për herë të parë Fondin e Përkthimit Letrar nga shqipja në gjuhë të huaj.

Shqipëri - Ministria e Kulturës mbështetje për përkthimet letrare në gjuhë të huaj

Ky fond synon mbështetjen e përkthimit të veprave më të rëndësishme të letërsisë shqipe bashkëkohore, që kanë tashmë një kontratë botimi me shtëpi botuese të huaja.

Projekti në fjalë ndërmerret në vijim të nismave për mbështetjen dhe promovimin e letërsisë shqipe jashtë vendit, si hartimi i faqes në internet të veprave të letërsisë shqipe bashkëkohore në gjuhën angleze, hartimi i katalogut të autorëve shqiptarë në gjuhën angleze, mbështetja e procesit krijues të autorëve shqiptarë, etj.

Afati i aplikimit është nga data 23 prill 2016 deri më 23 maj 2016, ora 14.00.

Për më shumë informacion lexoni shpalljen e plotë në uebfaqen zyrtare të Minitrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë (Call for proposals . Support for literary translation from Albanian to Foreign languages).



Lajme të ngjashme