Gjermanët vizitojnë xhamitë për të njohur islamin

Me dëshirën për të njohur nga afër islamin një grup i qytetarëve gjermanë nga qyteti Këln i Gjermanisë vizituan Xhaminë Deutz të Organizatës së Vizioni Kombëtar i Komunitetit Islam (IGMG).

Gjermanët vizitojnë xhamitë për të njohur islamin

Një grup i qytetarëve gjermanë në qytetin Këln të Gjermanisë me dëshirën për të njohur nga afër islamin vizituan Xhaminë Deutz të Organizatës së Vizionit Kombëtar të Komunitetit Islam (IGMG), ku morën informacione rreth islamit nga krerët fetarë.

Ndërsa kryetari themelues i Shoqatës së xhamisë dhe anëtari i Këshillit të Integrimit të Këlnit, Ali Esen, në fjalën që mbajti drejtuar mysafirëve tha se kohën e fundit islami dhe myslimanët janë marrë padrejtësisht në shënjestër nga disa qarqe, duke e vlerësuar rritjen e islamofobisë si një zhvillim shqetësues. Esen u shpreh se ndjehen të gëzuar që mysafirët dëshirojnë ta mësojnë islamin në vend.

Grupi i përbërë nga burra dhe gra të çdo moshe pasi vizitës bëri një fotografi me drejtuesit e xhamisë në kujtim të vizitës.

Në prononcimin që bëri pas vizitës Esen thotë se ishte ndjerë shumë mirë kur kishte dëgjuar nga mysafirët shprehje si: “Ne e dinim kështu islamin. Sa mirë që u njohëm me ju. Ju nga ndriçuat mendjet". Mysafirët në xhami i kishin premtuar Esenit se fenë islame do t'ua tregonin në mënyrë të drejtë edhe fqinjëve të tyre gjermanë.


Fjalët Kyçe: feja islame , Gjermani , Këln , Shoqata IGMG

Lajme të ngjashme