Botëkuptimi i rrëskut dhe rëndësia e të fituarit hallall

Allahu i Madhërishëm, i cili e krijoi njeriun në formën më të mirë, i përmbushi të gjitha nevojat materiale dhe morale për atë dhe bekoi botën.

Botëkuptimi i rrëskut dhe rëndësia e të fituarit hallall

Allahu i Madhërishëm, i cili e krijoi njeriun në formën më të mirë, i përmbushi të gjitha nevojat materiale dhe morale për njeriun dhe bekoi botën. Siç thuhet edhe në ajetin e 34-të të sures Ibrahim: “Dhe Ai ju dha gjitha që kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës". Rrësku është pjesa e çdonjërit nga të mirat e kësaj bote është furnizim i përcaktuar nga Allahu për çdo krijesë me të cilën mundësohet vazhdimi i jetëve materiale dhe morale.

Njëra prej emrave të Allahut të Madhërishëm është edhe “Rezzak" që do të thotë furnizues, ushqyes i të gjitha krijesave. Allahu nuk furnizon dhe ushqen vetëm njerëzit, por edhe ata të cilët e mohojnë. Ashtu siç Allahu përmbush nevojat trupore që është edhe qendra e jetës materiale të njeriut, si ushqimi, pija dhe veshmbathja, Ai gjithashtu përmbush edhe nevojat shpirtërore që është edhe qendra e nevojave shpirtërore e njeriut si besimi, falja, dashuria dhe aroma të këndshme. Por bekimi më i rëndësishëm për njeriun është të parit e të vërtetës, orientimi nga e drejta, gjetja e rrugës së drejtë dhe besimi në Allahun dhe hyrja në xhenet duke e arritur kënaqësinë e Allahut.

Çështjet kryesore në lidhje me rrëskun (furnizimin, ushqimin) në Kuranin Fisnik shprehen në ajetin e 6-të të sures Hud, ku thuhet: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj...", në ajetin e 60-të të sures Ankebut ku thuhet: Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi", në ajetin e 58-të të sures Dharijat thuhet: All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti", në ajetin e 12-të të sures Shura thuhet: “Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithëdijshëm për çdo send".

Allahu, i cili është furnizues i të gjitha krijesave, nuk e lë të uritur askënd që kërkon ushqim në mënyrë të rregullt. Muhammedi (a.s.) në një hadith të tij ka thënë: “Mos u dëshpëroni në lidhje me ushqim për sa kohë që jetoni. Sepse, padyshim që nëna e lind fëmijën e saj lakuriq, ndërsa Allahu e ushqen". Në këtë hadith Profeti Muhammed (a.s.) ka thënë se Allahu është ai i cili i jep rrësk njeriut dhe se besimtarët nuk duhen të shqetësohen për këtë. Rrësku i krijesave të cilët nuk janë në gjendje për ta fituar si i foshnjave në stomakun e nënave dhe i planktoneve njëqelizorë në det u është dhënë më lehtë. Ndërkaq rrësku i krijesave të forta dhe të fuqishëm është i lidhur me arsye të ndryshme si respektimi i ligjeve aktuale të natyrës dhe universit, lidhja pas arsyes, me punën dhe përpjekjet. Rrësku ka të bëjë me çështjen e kaderit. Ashtu siç e ndjek exheli njeriun, asht e ndjek edhe rrësku. Edhe pse Allahu i Madhërishëm i jep rrëskun njeriut, kjo nuk do të thotë se ai duhet të jetë përtac, të mos punoj dhe të ketë një botëkuptim të gabuar të mbështetjes tek Allahu. Kurani Fisnik gjatë përshkrimit të jetëve të profetëve bën të ditur se ata kanë punuar dhe se kanë qenë shembuj nga aspekti i fitimit me punë. Me fitimin e rrëskut në mënyrë hallall njeriu sprovohet edhe mungesë apo bollëk të rrëskut.

Allahu i Madhërishëm gjërat e mira dhe të dobishme për njeriun i ka bërë hallall, ndërsa gjëra të ndyta dhe të dëmshme i ka bërë haram. Në ajetin e 114-të të sures Nahl ku thuhet: “E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra...", nga besimtarët kërkohet që të bëjnë përpjekje për të fituar nga rrësku hallall. Prandaj është e obligueshme që çdo mysliman të punoj dhe të fitoj në mënyrë hallall për ti përmbushur nevojat e tij dhe të familjes. Sepse mënyra haram e fitimit, shpien njeriun në mizori, shfrytëzim dhe anarki, ndërsa në botën tjetër bëhet shkak i dënimit. Muhammedi (a.s.) në një hadith të tij ka thënë se lutjet dhe ibadetet e personit, në pasurinë e të cilit është përzier harami, nuk do të pranohen. Ashtu siç është e nevojshme që fitimi të bëhet hallall, ashtu është e nevojshme që atë fitim ta shpenzojnë në vende hallall dhe të pastra. Në ajetin e 29-të të sures Nisa thuhet: “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete...", ndërsa Muhammedi (a.s.) në një hadith të tij ka thënë: “Hani, pini dhe vishuni nga mallrat e juaja pa ekzagjerim dhe ndihmoni të varfrit". Në disa ajete kuranore dhe hadithe të Muhammedit (a.s.) vihet theksi në nevojën për disa sjellje të mira si falënderim, forcim të marrëdhënieve farefisnore, pendim dhe falje të cilat do të bëhen shkas për shtimin e begatisë dhe rrëskut. Prandaj, Muhammedi (a.s.) me lutjen e tij duke thënë: “O Zoti im, na i falë mëkatet, shtoje rrëskun tonë dhe bëje të begatshme", na mësoi se si të lutemi tek Allahu i Madhërishëm për rrësk.

Besimi se do të japim llogari për çdo begati të dhënë nga Allahu është gjithmonë i gjallë në mendjen e myslimanit dhe kjo bën që ai të veproj në mënyrë të ndërgjegjshme. Gjithashtu besimtari që beson se Allahu është ai që furnizon, nuk synon në të mirat që i janë dhënë tjetrit. Nuk ka zili ndaj të mirave që i janë dhënë tjetrit dhe nuk humbet lumturinë për këtë. Duke vepruar sipas këshillave të Muhammedit (a.s.) ai shikon në ata që janë më në nevojë se ai dhe ia dinë vlerën dhe falënderon për ato që ka në dorë. Duke thënë se “Askush nuk ka ngrënë rrësk më të dobishëm se sa ajo që ka fituar me duart e tij", Profeti Muhammed (a.s.) këshillon që njerëzit të fitojnë në këtë mënyrë.



Lajme të ngjashme