Bono Vox prononcohet për krizën e refugjatëve

Ai kohë më parë u kthye nga Turqia dhe Somalia ku me delegacionin e senatorëve amerikanë vizitoi kampet e refugjatëve në këto vende.

Bono Vox prononcohet për krizën e refugjatëve

Ndihma e jashtme nuk duhet më të konsiderohet si një akt bamirësie, por si imperativ i cili është kyç në luftën kundër ekstremizmit dhe krizës humanitare në rritje, deklaroi këngëtari i njohur i grupit U2, Bono.

"Kur strukturohet si duhet, me theks në luftën kundër varfërisë dhe përmirësimin e kualifikimit të menaxhimit për këtë ndihmë, ky do të ishte muri më i mirë që kemi kundër ekstremizmit të dhunshëm në Siri dhe Irak”, tha Bono në fjalimin para Kongresit amerikan.

Ai kohë më parë u kthye nga Turqia dhe Somalia ku me delegacionin e senatorëve amerikanë vizitoi kampet e refugjatëve në këto vende.


Fjalët Kyçe: Bono Vox , U2 , refugjatët , kriza humanitare , Siri , Irak

Lajme të ngjashme