Francë-Numri rekord i vizitorëve të Parisit

Pavarësisht sulmeve terroriste të ndërmarra vitin e kaluar në Francë theksohet se është shënuar rekord në numrin e turistëve të ardhur në vend.

Francë-Numri rekord i vizitorëve të Parisit

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria franceze mësohet se në vitin 2015 vendin e kanë vizituar 84.5 milionë turistë.

Kështu pavarësisht sulmeve në janar dhe nëntor 2015 të ndërmarra në Paris të Francës në numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë theksohet se ka patur një rritje me 0.9 përqind. Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Francës theksohet se kjo është një shifër rekord.

Në sulmin e ndërmarrë më 13 nëntor 2015 në Paris humbën jetën 130 persona, ku në muajt nëntor dhe dhjetor në krahasim me periudhën e një viti më parë ishte shënuar rënie me 15 përqind. Gjithashtu edhe pas sulmit ndaj "Charlie Hebdo" në janar 2015 në Paris ishte theksuar se kjo kishte ndikuar negativisht në numrin e turistëve që vizitojnë vendin.


Fjalët Kyçe: turistë , vizitorë , Paris , Francë , rekord

Lajme të ngjashme