Siri – Restaurimi i monumenteve të Palmirës kërkon të paktën 5 vite

Sipas deklaratave të autoriteteve siriane për rehabilitimin e monumenteve të shkatërruar në qytetin e lashtë Palmirës, gjatë periudhës 10-mujore që ka qenë në duart e DAESH-it do të duhen të paktën 50 vite punë.

10-11/Files/UploadedImages/8913777348palmiraantikkenti.jpg

Kreu i Antikiteteve dhe i Muzeve të Sirisë njoftoi të hënën për median se duhen të paktën 5 vite për rehabilitimin e monumenteve të shkatërruara ose të dëmtuara në qytetin e vjetër të Palmiras, nën kontrollin e DAESH-it për një periudhë 10 mujore.

“Nëse do të kemi miratimin e UNESCO-s, duhen të paktën 5 vite për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara nga DAESH-i”, deklaroi Maamoun Abdelkarim, një ditë pas marrjes së qytetit të Palmiras nga forcat pro regjimit.

“Ne zotërojmë stafin e kualifikuar, ekspertizën e nevojshme si dhe studimet për këtë zonë arkeologjike, por duhet sigurisht t'i përmbahemi marrëveshjes së UNESCO-s për nisjen e punimeve”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme