Erdoan uron Ditën Botërore të Teatrit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se teatrot janë një mjet efikas i arsimit.

Erdoan uron Ditën Botërore të Teatrit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se teatrot janë një mjet efikas i arsimit.

Në mesazhin e tij të publikuar Presidenti Erdoan uroi Ditë Botërore të Teatrit ku shkruhet se “Ne do të vazhdojmë me përkrahjen e teatrove ashtu si të degët tjera të artit, të cilat japin kontribut mjaftë të rëndësishëm në zhvillimin kulturor dhe arsim të kombit tonë".

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan uroi festën e teatrove me fjalët “Të gjithë artistëve të çmuar dhe punëtorëve të teatrit u uroj Ditën Botërore të Teatrit".

“Teatri, që është njëra prej degëve të lashta të artit, është një mjet i fort i shpjegimit që i drejtohet zemrave dhe ndërgjegjes së njerëzve", theksoi Erdoan ndërsa tërhoqi vëmendjen se teatrot kanë luajtur rol të rëndësishëm me shekuj në zhvillimin kulturor të shoqërive.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se teatri turk, i cili me shfaqjet satirike, të kukullave dhe lojërat e hijeve tanimë tradicionale, edhe sot ndjek rrugën e suksesshme të tij.



Lajme të ngjashme