Turqi - Piktorët sirianë mbështesin kandidaturën e Kilisit për Nobelin e Paqes

Artistët sirianë të strehuar në Turqi mbështesin kandidaturën e Kilisit për Çmimin Nobel të Paqes.

Turqi - Piktorët sirianë mbështesin kandidaturën e Kilisit për Nobelin e Paqes

Tetë piktorë sirianë, të cilët jetojnë në qytetin me kontejnerë në Elbejli të Kilisit, në jug të Turqisë, kanë përkrahur fuqishëm kandidaturën e Kilisit për Çmimin Nobel të Paqes, nëpërmjet veprave të tyre që trajtojnë “luftën civile në vendin e tyre dhe dorën e ndihmës, që populli turk u ka zgjatur atyre".

Sipas të dhënave zyrtare, numri i refugjatëve sirianë të strehuar në Kilis ka arritur në 125 mijë e 700, ndërkohë që vetë ky qytet numëronte 90 mijë e 300 banorë.

Populli i Kilisit, që është gjendur pranë sirianëve qysh nga dita e parë e luftës civile në Siri, vazhdon të ndihmojë refugjatët duke ndarë me ta prej gati 6 vitesh bukën dhe ushqimin.

Tablotë, që piktorët sirianë kanë realizuar për të mbështetur kandidaturën e Klisit për Çmimin Nobel të Paqes, po ngjallin interesim të madh.



Lajme të ngjashme