Shkup-"Fashion&Lifestyle Expo" hap dyert për vizitorët

Sot në Operën dhe Baletin e Maqedonisë filluan aktivitetet e parashikuara në kuadër të manifestimit "Fashion & Lifestyle Expo" të sivjetmë në organizim të Momentum Ink.

Shkup-"Fashion&Lifestyle Expo" hap dyert për vizitorët

Sot në Operën dhe Baletin e Maqedonisë filluan aktivitetet e parashikuara në kuadër të manifestimit "Fashion & Lifestyle Expo" të sivjetmë në organizim të Momentum Ink, ngjarje kjo e cila vizitorëve nga afër u ofron të shikojnë trendet dhe risitë e fundit të modës në sferën e teknologjisë, elektronikës, automobilizmit, rregullimit të brendshëm, të shoqëruara me muzikë dhe programe të ndryshme.

Ngjarja solemnisht u hap dje, ndërsa sot filluan aktivitetet e parapara në kuadër të së cilës u prezantuan trended e modës dhe arritjet në sferat e lartpërmendura.

Me “Udhëtimin dhe stili jetësor: rrëfim i treguar përmes romaneve të Elizabet Adler", filloi programi i sotëm pas çka vijoi mbajtja e “Skopje Casual – si deri te blogu i suksesshëm i modës në Maqedoni", ndërsa më pas u mbajt edhe punëtoria e modës për ndërtimin e stilit personal.

Për ditën e nesërme, e diel, parashikohet punëtoria edukative-kreative për fëmijë e quajtur “Të njoftohemi me Breinobrein", si dhe një varg aktivitetesh tjera në të cilat tema do të jetë stili jetësor.



Lajme të ngjashme