Orkestra Simfonike e Malit të Zi, të martën në Tiranë

Orkestra Simfonike Kombëtare e Malit të Zi në 22 mars do të shkojë për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë për të luajtur një Koncert Simfonik.

Orkestra Simfonike e Malit të Zi, të martën në Tiranë

Ky është një event shumë i rëndësishëm për TKOBAP, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor mes 2 vendeve, teatrove dhe orkestrave.

Koncerti do të dirigjohet nga Grigorij Krasko, ndërsa në të do të luhen pjesë nga Wolfgang Amadeus Mozart, Nina Perović, Bohuslav Martinů dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky.

Orkestra Simfonike e Malit të Zi e filloi aktivitetin e saj më 14 dhjetor të vitit 2007 në Cetinje dhe shumë shpejt u bë shtylla kryesore e jetës muzikore në Malin e Zi. Kjo orkestër numëron rreth 200 koncerte brenda dhe jashtë vendit si Itali, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Rusi, Turqi dhe për herë të parë shfaqet në mars 2016 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Ajo ka në përbërjen e saj artistë të shquar si Montserat Cabaillet, Mischa Maisky, Ivo Pogorelić, Ilya Gringolts, Denis Shapovalov, Stefan Milenković, Miloš Karadaglić etj.



Lajme të ngjashme