TIKA - Vepra Poetike e Junus Emresë do të përkthehet në boshnjakisht

Tashmë poezitë e Junus Emresë do të recitohen edhe nga boshnjakët. Në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës është nënshkruar protokolli për përkthimin e Veprës Poetike të Junus Emresë në gjuhën boshnjake.

TIKA - Vepra Poetike e Junus Emresë do të përkthehet në boshnjakisht
Vepra e Yunus Emre së shpejti edhe në boshnjakisht
Vepra e Yunus Emre së shpejti edhe në boshnjakisht

Tashmë poezitë e Junus Emresë do të recitohen edhe nga boshnjakët. Në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës është nënshkruar protokolli për përkthimin e Veprës Poetike të Junus Emresë në gjuhën boshnjake.

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Institutit të Orientalizmit në Universitetin e Sarajevës, Vepra Poetike e Junus Emresë synohet që të publikohet deri në fund të vitit.

Në kuadër të projektit, planifikohet që të përkthehen në boshnjakisht biografia dhe analiza në lidhje me veprat e Junus Emresë, si dhe poezi të zgjedhura nga krijimtaria e tij.

Koordinatori i TIKA-s në Bosnjë-Hercegovinë, Huseyin Sanli, tha gjatë ceremonisë se ky projekt do të përforcojë edhe më tej lidhjet midis dy vendeve.


Lajme të ngjashme