Goka: Seriali rekord-thyes i TRT-së kërkohet nga 60 vende

Seriali televiziv i Radio Televizionit Turk TRT 'Dirilis Ertugrul' pra “Rilindja Ertugrul” ndeshet me një interes të madh edhe jashtë shtetit...

Goka: Seriali rekord-thyes i TRT-së kërkohet nga 60 vende

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka bëri të ditur se investitorë nga rreth 60 vende kanë aplikuar për të blerë të drejtën e transmetimit të këtij seriali.

Në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve Anadolli AA, Goka tha se me ndryshimet e bëra kohët e fundit, populli e ka rritur interesin për të gjitha kanalet e TRT-së.

Ai nënvizoi se në ekranet e TRT-së ka filluar një kthim i rëndësishëm dhe pothuajse të gjithë serialet dhe programet zënë vend në 5 vendet e para të klasifikimit. Një rol të madh për këtë luan edhe seriali “Rilindja Ertugrul".

Drejtori i Përgjithshëm Goka, përmendi ndryshimin e përjetuar kohët e fundit në TRT dhe theksoi se për serialet e kanalit televiziv shtetëror tregohet një interes i madh edhe jashtë shtetit.

“Nuk kemi bërë ende marrëveshjet përfundimtare. Në 23 prill në Antalja do të zhvillohet EXPO 2016. Paralelisht me të do të zhvillojmë një panair koncepti. Këtu do të ftojmë udhëheqësit dhe përgjegjësit e posaçëm në këtë fushë nga 84 vende të botës. Pas kësaj, procedurat do të qartësohet edhe më shumë. Ne jemi duke vlerësuar kërkesat dhe në panair do të mund ti diskutojmë apo edhe më gjerë dhe mund të arrijnë në rezultat. Deri tani kanë ardhur kërkesa nga rreth 60 vende. Kërkesat serioze kanë ardhur ka të gjitha hapësirat gjeografike të botës" tha Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.



Lajme të ngjashme