Shkup-Hapet ekspozita “Efekti kulturor osman në Maqedoni”

Në Shkup u bë hapja e ekspozitës “Efekti kulturor osman në Maqedoni” nga ana e Institutit Yunus Emre – Shkup.

445407
Shkup-Hapet ekspozita “Efekti kulturor osman në Maqedoni”

Në hapjen solemne morën pjesë ambasadori i Turqisë në Maqedoni Ömür Şölendil, Ministri i Shtetit, Furkan Çako, Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë Behixhudin Shehabi, përfaqësues të kompanive dhe institucioneve turke në vend, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori turk Ömür Şölendil në fjalimin e tij falënderoi Institutit "Yunus Emre", si dhe Ministrinë e Kulturës, Drejtorët e Muzeve në Maqedoni dhe të gjithë të cilët janë munduar për organizimin e këtij eventi.

Drejtori i Institutit Yunus Emre - Shkup, Doc. Dr. Mehmet Samsakçı shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e një ekspozite të tillë në të cilën gjendet inventar nga muzetë e ndryshme të qyteteve të Maqedonisë, ekspozitë me të cilën artdashësit do të jenë të interesuar.

Samsakçı theksoi se civilizimi Osman nuk është civilizim shkatërrues, por është që ndërton dhe ringjallë. Sipas tij, civilizimi Osman pa asnjë forcë i ka shtuar një estetikë këtij rajoni dhe se ekspozita është një reflektim i vogël i kësaj estetike.

Drejtorja e Institucionit kombëtar Muzeu Kumanovë Anita Cvetanovska duke treguar se janë në një bashkëpunim shumë të mirë gjatë dy viteve me Institutin Yunus Emre, e falënderoi Institutin për këtë bashkëpunim të mirë.

Ajo tha se do të ofrojnë një koleksion të pasur nga depot etnologjike të muzeve të tyre. "U munduam që të paraqesim dhomën orientale, u munduam ta paraqesim dhomën ku është pirë çaj, artizanet si kazanxhi", tha ajo.

Edicioni i parë dhe i dytë i ekspozitës që janë mbajtur në vitet 2014 dhe 2015, do të jetë e hapur për vizitorët dhe adhuruesit e artit deri më 13 mars në Çifte Hamam në Çarshinë e vjetër të Shkupit.



Lajme të ngjashme