Eurovision: Kënga e tartares Xhamala, një ‘shuplakë’ për mizorinë ruse

Këngëtarja tartare e Krimesë, Xhamala dhe kënga e saj “1944” arriti të kualifikohet në finale dhe mori të drejtën që të përfaqësojë Ukrainën në Eurovizionin e sivjetmë në Stokholm të Suedisë.

Eurovision: Kënga e tartares Xhamala, një ‘shuplakë’ për mizorinë ruse

Ukraina në Festivalin e Këngës Eurovizion 2016 do të përfaqësohet nga këngëtarja tartare e Krimesë, Xhamala me këngën e saj “1944" ku shpjegohet syrgjynimi i 250 mijë tartarëve të Krimesë nga tokat e tyre nga ana e rusëve me urdhër të Stalinit.

Këngëtarja këtë këngë e ka përgatitur duke u frymëzuar nga historia e gjyshes së saj e cila u syrgjynos me 5 fëmijët e saj nga Krimea në Azinë Qendrore më 18 maj 1944.

Kënga e trishtuar por qa edhe e fuqishme fillon me fjalët: “të huajt vijnë në shtëpinë tënde dhe ju vrasin të gjithëve".

Edicioni i 61-të i Festivalit Evropian të Këngës “Eurovizion", do të mbahet në Stokholm të Suedisë në datën 14 maj.


Fjalët Kyçe: Xhamala , Jamala , 1944

Lajme të ngjashme