"Shok" - Kosova në Los Anxhelos për ceremoninë e Çmimeve "Oscar"

Një ekip nga Kosova ka shkuar të hënën në Los Anxhelos për të ndjekur ceremoninë e Çmimeve “Oscar”, por brenda në sallë do të ulen vetëm regjisori i filmit “Shok”, Jamie Donoghue dhe producenti i tij, Eshref Durmishi.

"Shok" - Kosova në Los Anxhelos për ceremoninë e Çmimeve "Oscar"

Po të hënën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nisur edhe një grup me në krye drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, si dhe aktorët: Lum Veseli, Andi Bajgora, Aurita Agushi, Astrit Kabashi e Besnik Krapi.

Filmi kosovaro-anglez, “Shok", është i nominuar në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër për çmimin prestigjioz "Oscar" dhe Kosova për herë të parë ka arritur deri në këtë nivel, sa i përket fushës së kinematografisë.



Lajme të ngjashme