Gjermani – Kolonat e sallës së koncerteve vishen me jelekë shpëtimi

Artisti kinez dhe aktivisti Ai Weiwei ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen mbi krizën e refugjatëve, ai veshur kolonat e një salle koncertesh në Berlin me jelekë shpëtimi të sjellë nga ishulli grek i Lesbos.

ai weiwe-berlin konser evi-can yelekler3.jpg
ai weiwe-berlin konser evi-can yelekler2.jpg
ai weiwe-berlin konser evi-can yelekler4.jpg

Vitin e kaluar me qindra-mijëra njerëz lundruan në Detin Egje me shpresën për të mbërritur në Evropë.

Vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti 60 mijë refugjatë ecën mbi këtë vijë tepër të hollë, si tehu i thikës, që ndan jetën nga vdekja.

Disa prej tyre humbën jetën në rrugëtimin e shpresës për një jetë më të mirë.

Artisti kinez Weiwei, i cili është në dijeni se Evropa nuk po e merr sa duhet në konsideratë tragjedinë, bëri një veprim mahnitës.

Artisti kinez ka varur në shtyllat e një salle koncertesh në Berlin 14 mijë jelekë shpëtimi, që i kishte sjellë nga Ishulli i Lesbos.

I njëjti artist kinez një veprim tjetër kishte kryer edhe javën e kaluar në Republikën Çeke.

Ai mbuloi me batanije disa skulptura që vendosi në Pragë, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e opinionit mbi emigrantët që luftojnë kundër së ftohtit.



Lajme të ngjashme